Sport Vendor

Vushtrria kampione në Ligën e Parë, kthehet në Superligë pas gjashtë vjetësh

Vushtrria kampione në Ligën e Parë, kthehet në Superligë pas gjashtë vjetësh

Vushtrria është kthyer në elitën e futbollit të Kosovës direkt, pas fitores së madhe ndaj rivalit direkt për Superligë, Vëllaznimit. Me rikthim të rezultatit të shtunën në stadiumin me terren sintetik në Gjakovë, Vushtrria fitoi 3:1 ndaj Vëllaznimit. Vushtrria e fitoi kampionatin me 75 pikë, dhe e la prapa Feronikelin 74 me 74 pikë. Vëllaznimi

Besnik Batusha

Vushtrria është kthyer në elitën e futbollit të Kosovës direkt, pas fitores së madhe ndaj rivalit direkt për Superligë, Vëllaznimit.

Me rikthim të rezultatit të shtunën në stadiumin me terren sintetik në Gjakovë, Vushtrria fitoi 3:1 ndaj Vëllaznimit.

Vushtrria e fitoi kampionatin me 75 pikë, dhe e la prapa Feronikelin 74 me 74 pikë.

Vëllaznimi edhe në edicionin tjetër do të bëj gara në kategorinë e dytë të futbollit kosovar.

Liria e treta do të luajë në barazh me Dinamon e Ferizajt.

Vëllaznimi kaloi në epërsi me golin e Dardan Jasharit në minutën e 13-të.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Armend Dallku i barazoi shifrat në minutën e 51-të.

Urim Statovci e devijoi topin drejt portës, kurse atë nuk e largoi si duhet nga vija e portës Ardi Shala, dhe topi përfundoi në rrjetë për 1:1.

Për 2:1 nga penalltia në të mirë të Vushtrrisë shënoi Urim Statovci, në minutën e 77-të.

Gjyqtari Genc Nuza dha penallti pas rishikimit të situatës në VAR dhe pa prekje me dorë. I pagabueshëm ishte Statovci.

Për 3:1 shënoi edhe zëvendësuesi Erjon Krasniqi, në minutën e 81-të. Krasniqi e zëvendësoi Statovcin dhe e vendosi fitoren.

Vushtrria

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere