Sport Vendor

Agim Ademi takohet me Infantinon: FIFA mbetet krah Kosovës në rrugën drejt sukseseve të reja

Agim Ademi takohet me Infantinon: FIFA mbetet krah Kosovës në rrugën drejt sukseseve të reja

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi është takuar me presidentin e FIFA-së, Gianni Infantino në kuadër të Samitit Ekzekutiv të Futbollit të FIFA-s. Ai ka thënë se marrëdhënia e shkëlqyer e FIFA-s me Kosovën dhe mbështetja e vazhdueshme për futbollin tonë janë dëshmi e respekt që vendi ynë gëzon në familjen botërore të futbollit. “Vlerësoj lart

Besnik Batusha

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi është takuar me presidentin e FIFA-së, Gianni Infantino në kuadër të Samitit Ekzekutiv të Futbollit të FIFA-s.

Ai ka thënë se marrëdhënia e shkëlqyer e FIFA-s me Kosovën dhe mbështetja e vazhdueshme për futbollin tonë janë dëshmi e respekt që vendi ynë gëzon në familjen botërore të futbollit.

“Vlerësoj lart afërsinë dhe përkushtimin që presidenti Infantino ka treguar vazhdimisht ndaj Kosovës, FFK-së dhe ndaj meje personalisht. Jam mirënjohës për mbështetjen dhe kujdesin e vazhdueshëm që FIFA dhe UEFA i kanë dhënë futbollit të Kosovës ndër vite, duke na ndihmuar në rrugëtimin tonë drejt zhvillimit dhe sukseseve të reja”, ka shkruar Ademi.

Ai ka thënë se së bashku do të vazhdojnë të punojnë për një të ardhme edhe më të ndritur për futbollin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Agim Ademi

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere