Sport Vendor

FSK dhuron donacion prej 50 kontejnerësh për Federatën e Futbollit të Kosovës

FSK dhuron donacion prej 50 kontejnerësh për Federatën e Futbollit të Kosovës

Në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës ka dhuruar donacion prej 50 kontejnerësh. Sipas komunikatës për media, fondacioni do të shërbejë për përmirësimin e kushteve dhe infrastrukturës sportive për të rinjtë në mbarë vendin, transmeton Klankosova.tv. Ndër të tjera theksohet se

Besnik Batusha

Në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës ka dhuruar donacion prej 50 kontejnerësh.

Sipas komunikatës për media, fondacioni do të shërbejë për përmirësimin e kushteve dhe infrastrukturës sportive për të rinjtë në mbarë vendin, transmeton Klankosova.tv.

Ndër të tjera theksohet se ky kontribut synon të mbështesë zhvillimin e sportit, krijimin e hapësirave më të mira për aktivitetet sportive dhe avancimin e mundësive për gjeneratat e reja, si dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të FSK dhe FFK.

“Në realizimin e këtij projekti po kontribuon edhe KFOR-i, i cili ka siguruar transportin e kontejnerëve, drejt lokacioneve të përcaktuara nga Federata e Futbollit e Kosovës. FSK mbetet e përkushtuar në mbështetjen e iniciativave që ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e rinisë, sportit dhe mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere