Sport Vendor

Malisheva ndaj Vllaznisë në Ligën e Konferencës, Ballkani me kundërshtar nga Uellsi

Malisheva ndaj Vllaznisë në Ligën e Konferencës, Ballkani me kundërshtar nga Uellsi

Nënkampionia e Kosovës në futboll, Malisheva, do të përballet me Vllazninë e Shkodrës, në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, ndërsa Ballkani i Suharekës kundër skuadrës nga Uellsi, Connah’s Quay Nomads. Shorti u tërhoq të martën në Nyon të Zvicrës, ndërsa ndeshjet e raundit të parë do të luhen më 9 korrik. Ndeshjet e

Besnik Batusha

Nënkampionia e Kosovës në futboll, Malisheva, do të përballet me Vllazninë e Shkodrës, në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, ndërsa  Ballkani i Suharekës kundër skuadrës nga Uellsi, Connah’s Quay Nomads.

Shorti u tërhoq të martën në Nyon të Zvicrës, ndërsa ndeshjet e raundit të parë do të luhen më 9 korrik. Ndeshjet e kthimit më 16 korrik.

Ndeshjet e para, Malisheva e Ballkani do t’i zhvillojnë në udhëtim.

Dukagjini, si fitues i Kupës do ta nis rrugëtimin e saj në Evropë, përkatësisht në Ligën e Konferencës, nga raundi i dytë kualifikues.

Kundërshtarin do ta mësojë të mërkurën.

Elbasani do të përballet me Bate Borisovin e Bjellorusisë

Shkëndija e Tetovës për kundërshtarë do ta ketë Europan e Gjibraltarit.

Deçiqi, klubi shqiptar i Malit të Zi, do të përballet me Liepajan e Letonisë.

BallkaniMalishevaVllaznia

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere