Sport Vendor

Ademi: Edon Zhegrova e meriton të luajë te Juventusi, ka vend në çdo skuadër të Evropës

Ademi: Edon Zhegrova e meriton të luajë te Juventusi, ka vend në çdo skuadër të Evropës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka shprehur besim të plotë në cilësitë e yllit kosovar Edon Zhegrova, duke theksuar se ai është një nga talentet më të mëdhenj të futbollit evropian dhe se e meriton një rol më të rëndësishëm te Juventusi. Në një intervistë për emisionin “SportCast” të KosovaPressit, Ademi

Besnik Batusha

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka shprehur besim të plotë në cilësitë e yllit kosovar Edon Zhegrova, duke theksuar se ai është një nga talentet më të mëdhenj të futbollit evropian dhe se e meriton një rol më të rëndësishëm te Juventusi.

Në një intervistë për emisionin “SportCast” të KosovaPressit, Ademi tha se fakti që Zhegrova nuk është pjesë e formacionit të parë lidhet më shumë me zgjedhjet e trajnerit dhe mënyrën e lojës së ekipit sesa me mungesën e cilësisë së futbollistit.

“Edon Zhegrova është një talent i jashtëzakonshëm. Nënkuptohet se është një prej top-talenteve dhe futbollistëve më të njohur në botë. Anipse nuk është në formacionin e parë të Juventusit, krejt varet nga trajneri dhe formati i lojës. Por mendoj se e meriton, sepse e ka talentin dhe sigurisht se është potencial dhe aset për kombëtaren tonë”, u shpreh Ademi.

Kreu i FFK-së shtoi se beson se koha e Zhegrovës do të vijë dhe se ai do të tregojë edhe një herë nivelin e tij të lartë.

“Ne i dëshirojmë të gjitha të mirat dhe besojmë që i vjen koha dhe shpërthen, ashtu siç ka shpërthyer edhe më parë. Unë e njoh karakterin e Edonit dhe ai është i bindur në fuqinë dhe kualitetin e tij. E ka një mendje që duhet t’i tregojë Juventusit se e meriton të luajë”, deklaroi Ademi.

Në fund, presidenti i FFK-së vlerësoi se Zhegrova ka cilësi për të luajtur në çdo kampionat elitar të kontinentit.

“Edoni ka vend në cilëndo skuadër të Evropës, në cilëndo ligë”, përfundoi Ademi.

Agim AdemiEdon Zhegrova

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere