Sport Vendor

Ballkani fiton 3:2 ndaj Connahs dhe kualifikohet në raundin e dytë të kualifikimeve të Conference League

Ballkani fiton 3:2 ndaj Connahs dhe kualifikohet në raundin e dytë të kualifikimeve të Conference League

Ballkani ka avancuar në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, por me shumë vështirësi. Të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Ballkani fitoi 3:2 ndaj skuadrës uellsiane, Connah’s Quay Nomads. Në rrethin tjetër të garës përballet me Bohemiansin irlandez. Edvin Kuç, Giovanni Ribeiro dhe Valentin Serebe shënuan për 3:0. Por, mysafirët

Besnik Batusha

Ballkani ka avancuar në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, por me shumë vështirësi.

Të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Ballkani fitoi 3:2 ndaj skuadrës uellsiane, Connah’s Quay Nomads. Në rrethin tjetër të garës përballet me Bohemiansin irlandez. 

Edvin Kuç, Giovanni Ribeiro dhe Valentin Serebe shënuan për 3:0. Por, mysafirët u përgjigjën me dy gola në 20 minutat e fundit të ndeshjes për t’ia vështirësuar punët suharekasve. Megjithatë, Ballkani nuk u dorëzua dhe avancoi tutje. Max Woodcock dhe Hussein Mehasseb, shënuan për mysafirët. 
Ndeshja e parë në Uells para një jave u mbyll 0:0. Ballkani dy herë ka marrë pjesë në fazën grupore të Ligës së Konferencës. 

Të enjten luajtën edhe skuadrat e tjera shqiptare në Ligën e Konferencës. Dinamo e Tiranës dhe Shkëndija avancuan tutje. Dinamo e eliminoi Astanan e Kzakistanit 4:1 pas vazhdimeve, kurse Shkëndija skuadrën FC Europa, 1:0. Nga Liga e Konferencës u eliminua Elbasani, pas ekzekutimit të penalltive.

BallkaniConnahs

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere