Sport Vendor

Ballkani kthen Berishën, transferon Dosson

Ballkani kthen Berishën, transferon Dosson

Albin Berisha është kthyer te skuadra e Ballkanit. Ballkani ka njoftuar të hënën se Berisha do ta vesh sërish fanellën portokallezi. 25-vjeçari nga Ballkani në vitin 2024 u transferua te klubi rumun, Petrolul për 230 mijë euro. Më pas vazhdoi te Hansa Rostocku në Gjermani e në Kapfenberg të Austrisë. Qendërsulmuesi në Kosovë ka luajtur

Besnik Batusha

Albin Berisha është kthyer te skuadra e Ballkanit.

Ballkani ka njoftuar të hënën se Berisha do ta vesh sërish fanellën portokallezi.

25-vjeçari nga Ballkani në vitin 2024 u transferua te klubi rumun, Petrolul për 230 mijë euro.

Më pas vazhdoi te Hansa Rostocku në Gjermani e në Kapfenberg të Austrisë.

Qendërsulmuesi në Kosovë ka luajtur edhe për Besën e Pejës, Lirinë dhe Malishevën. Karrierë ka bërë edhe te Laçi dhe Kukësi.

Klubi suharekas gjithashtu ka njoftuar se ka transferuar edhe mbrojtësin e majtë nga Bregu i Fildishtë, Abou Dosso.

Albin BerishaBallkaniDosso

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere