Sport Vendor

Ballkanit i ikën fitorja nga duart, bie në minutat e fundit

Ballkanit i ikën fitorja nga duart, bie në minutat e fundit

Ballkani kishte epërsi për kohë të gjatë në ndeshjen ndaj Bohemianit. Por pranoi dy gola në fundin e ndeshjes dhe u mposht 2:1 në Dublin të Irlandës. Ndeshja e zhvilluar të mërkurën mbrëma ishte e para e rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Suharekasit ishin pranë fitores dhe rezultatit shumë pozitiv për ndeshjen

Besnik Batusha

Ballkani kishte epërsi për kohë të gjatë në ndeshjen ndaj Bohemianit. Por pranoi dy gola në fundin e ndeshjes dhe u mposht 2:1 në Dublin të Irlandës. 

Ndeshja e zhvilluar të mërkurën mbrëma ishte e para e rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Suharekasit ishin pranë fitores dhe rezultatit shumë pozitiv për ndeshjen kthyese në Prishtinë. Por, goli i Toni Domgjonit nga penalltia në pjesën e parë, nuk i mjaftoi. Ish-reprezentuesi i Kosovës shënoi për tri herë kampionin e Kosovës në minutën e 29-të. 

Vendësit u kthyen fuqishëm në pjesën e dytë. Barazuan rezultatin fillimisht me Douglas James-Taylorin në minutën e 76-të, ndërsa iu gëzuan fitores një minutë para fundit kur shënoi Ross Tierney. 
Ballkani megjithatë ende ka shpresa për të avancuar në rrethin tjetër të garës. Të enjten e ardhshme luan para tifozëve të vet në ndeshjen kthyese që nis në orën 20:00. 
Ballkani në kupat evropiane luan prej edicionit 2022/23. 
Dy herë rresht luajti në fazën grupore të Ligës së Konferencës, në edicionet 2022/23 dhe 2023/24.

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere