Sport Vendor

Collina: Vendimet ndaj Egjiptit ishin të drejta, s’ndikohemi nga Infantino

Collina: Vendimet ndaj Egjiptit ishin të drejta, s’ndikohemi nga Infantino

Shefi i arbitrave në FIFA, Pierluigi Collina, ka insistuar se gjyqtarët në Kupën e Botës nuk ndikohen nga asnjë faktor apo individ i jashtëm dhe ka shpjeguar pse Egjiptit iu anulua një gol në humbjen nga Argjentina 3:2 në një të tetën e finales. Ish-gjyqtari legjendar italian, i cili shërben si kryetar i Komitetit të

Besnik Batusha

Shefi i arbitrave në FIFA, Pierluigi Collina, ka insistuar se gjyqtarët në Kupën e Botës nuk ndikohen nga asnjë faktor apo individ i jashtëm dhe ka shpjeguar pse Egjiptit iu anulua një gol në humbjen nga Argjentina 3:2 në një të tetën e finales.

Ish-gjyqtari legjendar italian, i cili shërben si kryetar i Komitetit të Gjyqtarëve të FIFA-së që nga viti 2017, ka reaguar pas ankesave në lidhje me ndarjen e drejtësisë në Kupën e Botës 2026.

Ai ka thënë se vendimet e gjyqtarëve në ndeshjen ndërmjet Argjentinës dhe Egjiptit ishin të drejta dhe bëri të qartë se organi i arbitrave “nuk ndikohet nga askush, madje as nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Collina theksoi se “askush nuk mund të vërë dyshim integritetin e gjyqtarëve” në këtë Kupë të Botës dhe se “akuzat e pabaza nuk kanë vend”.

“Gjyqtarët marrin vendime të ndershme dhe ashtu si lojtarët dhe trajnerët, gjithmonë japin më të mirën e tyre”, ka thënë Collina në një intervistë të enjten për FIFA.

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere