Sport Vendor

Dukagjini mposhtet por mbetet me gjasa për të avancuar

Dukagjini mposhtet por mbetet me gjasa për të avancuar

Dukagjini i Klinës, fitues i Kupës së Kosovës në futboll, ka pësuar humbje të enjten mbrëma në udhëtim te Lugano. Por, mbetet me gjasa për të avancuar tutje. Ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, Dukagjini e humbi me rezultatin 1:0. Lugano zvicerane krijoi më shumë, por fitoi me golin

Besnik Batusha

Dukagjini i Klinës, fitues i Kupës së Kosovës në futboll, ka pësuar humbje të enjten mbrëma në udhëtim te Lugano. 

Por, mbetet me gjasa për të avancuar tutje. 

Ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, Dukagjini e humbi me rezultatin 1:0. 

Lugano zvicerane krijoi më shumë, por fitoi me golin e vetëm në ndeshje të shënuar nga Renato Steffen. Edhe Dukagjini pati mundësi shënimi në minutën e 65-të, kur e qëlloi shtyllën me sulmuesin Jeudi Stevenson. Nga minuta e 87-të, klinasit mbetën me një lojtar më pak, pas përjashtimit me të kuq të mesfushorit Arvanit Rexhaj. Uran Bislimi e kompletoi ndeshjen te Lugano kurse Ezgjan Alioski u zëvendësua në minutën e 68-të. 

Ndeshja kthyese luhet pas një jave. 

DukagjiniLugano

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere