Sport Vendor

Malisheva fiton thellë ndaj Vllaznisë së Shkodrës dhe avancon tutje në Ligën e Konferencës

Malisheva fiton thellë ndaj Vllaznisë së Shkodrës dhe avancon tutje në Ligën e Konferencës

Malisheva e humbi 2:1 ndeshjen e parë nga Vllaznia në Shkodër javën e kaluar. Por të mërkurën mposhti Vllazninë me rezultat të thellë, 5:0. Me fitoren e thellë në ndeshjen kthyese, Malisheva siguroi kalimin në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Ndeshja kthyese u zhvillua në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali. Në

Besnik Batusha

Malisheva e humbi 2:1 ndeshjen e parë nga Vllaznia në Shkodër javën e kaluar. Por të mërkurën mposhti Vllazninë me rezultat të thellë, 5:0.

Me fitoren e thellë në ndeshjen kthyese, Malisheva siguroi kalimin në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Ndeshja kthyese u zhvillua në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

Në fitoren e thellë shkëlqeu Kreshnik Uka me dy gola.

Golin e parë e shënoi në minutën e 34-t, kurse të dytin personal në minutën e 52-të.

Nga një gol shënuan Xhemal Ibishi (45+2’), Arlind Veliu (57’) dhe Krenar Dulaj (90’).

Malishevën e pret punë e vështirë në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Do të përballet me skuadrën e njohur skoceze, Hibernian.

Ndërkohë, të enjten Ballkani e pret Connah’s Quay Nomads në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndeshja luhet nga ora 20:00. Ballkani ka barazuar pa gola javën e kaluar me skuadrën nga Uellsi, Connah’s Quay Nomads.

MalishevaVllaznia

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere