Sport Vendor

Malisheva me fitore të madhe ndaj Hibernianit skocez

Malisheva me fitore të madhe ndaj Hibernianit skocez

Malisheva ka regjistruar njërën prej fitoreve më të rëndësishme në histori. Të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë fitoi 2:0 përballë skuadrës së njohur skoceze, Hibernian. Ishte ndeshja e parë e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Ndeshja kthyese luhet pas një jave. Kreshnik Uka ishte lojtari i ndeshjes. Ish-sulmuesi i Drenicës dhe

Besnik Batusha

Malisheva ka regjistruar njërën prej fitoreve më të rëndësishme në histori. Të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë fitoi 2:0 përballë skuadrës së njohur skoceze, Hibernian. Ishte ndeshja e parë e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Ndeshja kthyese luhet pas një jave. 
Kreshnik Uka ishte lojtari i ndeshjes. Ish-sulmuesi i Drenicës dhe golashënuesi më i mirë i elitës së futbollit kosovar me 19 gola në sezonin e kaluar, shënoi e asistoi në këtë ballafaqim. 

Uka realizoi fillimisht në minutën e 21-të. Ai pranoi top të mirë në zonë nga Arlind Veliu dhe realizoi nga afërsia. Uka e kreu punën edhe në golin e dytë kur asistoi për Valmir Nafiun, që shënoi në minutën e 90-të për 2:0.  

Për Malishevën është edicioni i tretë rresht në kualifikimet e kupave evropiane. 

Hiberniani është katër herë kampion i elitës skoceze dhe tri herë fitues i Kupës së Skocisë. Titullin e fundit e fitoi në edicionin 1951/52. 

Malisheva, e themeluar në vitin 2016, në raundin e parë kualifikues e eliminoi Vllazninë e Shkodrës. 
Skuadra që avancon, në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës përballet me fituesin ndërmjet Bravos sllovene dhe Shkëndijës së Tetovës.

Malisheva

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere