Sport Vendor

Misini transferohet te Leverkuseni: Xhaka është idhulli im

Misini transferohet te Leverkuseni: Xhaka është idhulli im

Futbollistja e Kosovës, Lumbardha Misini, është transferuar te skuadra e Bayer Leverkuseni, që garon në Bundesliga të Gjermanisë. Mesfushorja 23-vjeçare me Leverkusenin ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2029. Ajo u transferua te Leverkuseni nga skuadra zvicerane, Servette. “Me padurim e pres sfidën për të luajtur për një klub kaq të madh në një nga

Besnik Batusha

Futbollistja e Kosovës, Lumbardha Misini, është transferuar te skuadra e Bayer Leverkuseni, që garon në Bundesliga të Gjermanisë.

Mesfushorja 23-vjeçare me Leverkusenin ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2029.

Ajo u transferua te Leverkuseni nga skuadra zvicerane, Servette.

“Me padurim e pres sfidën për të luajtur për një klub kaq të madh në një nga ligat më të forta në botë” tha Misini për faqen e klubit gjerman. “Dua të sjell shumë energji dhe pasion në ekip. Granit Xhaka është idhulli im. Ai më ka frymëzuar, prandaj i kam thënë familjes sime shumë kohë më parë se do të doja të luaja edhe unë një ditë për Bayer Leverkusenin. Me këtë ekip, ne mund të arrijmë gjëra të mëdha”. 

Misini e nisi karrierën në Kosovë, ndërsa luajti edhe në Shqipëri para se në vitin 2024 të transferohej në Turqi te Trabzonspori. Një vit më vonë, ajo iu bashkua Servettes dhe pati 15 paraqitje me ekipin nga Gjeneva. Me Servetten fitoi titullin e kampionit të Zvicrës.

Misini ka zhvilluar 28 paraqitje ndërkombëtare për Kosovën, deri më tani.

Te Leverkuseni presin shumë nga Misini.

LeverkuseniLumbardha Misini

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere