Sport Vendor

Paris Saint-Germaini fton dy talentë të Prishtinës

Paris Saint-Germaini fton dy talentë të Prishtinës

Paris Saint-Germaini ka ftuar dy futbollistët e Prishtinës, Lorik Mehmetin (18 vjeç) dhe Rin Ahmetin (17), për të marrë pjesë në një periudhë stërvitore vlerësimi në akademinë e PSG-së, e cila do të zhvillohet nga 27 korriku deri më 9 gusht. Lajmin e ka bërë të ditur klubi nga kryeqyteti përmes një postimi në “Facebook”.

Besnik Batusha

Paris Saint-Germaini ka ftuar dy futbollistët e Prishtinës, Lorik Mehmetin (18 vjeç) dhe Rin Ahmetin (17), për të marrë pjesë në një periudhë stërvitore vlerësimi në akademinë e PSG-së, e cila do të zhvillohet nga 27 korriku deri më 9 gusht. 

Lajmin e ka bërë të ditur klubi nga kryeqyteti përmes një postimi në “Facebook”. 

“Kjo ftesë përfaqëson një vlerësim të rëndësishëm për cilësinë, potencialin dhe punën e Lorikut dhe Rinit, të cilët do të kenë mundësinë të stërviten dhe të dëshmojnë vlerat e tyre në një nga akademitë më prestigjioze të futbollit evropian. Klubi u uron Lorik Mehmetit dhe Rin Ahmetit shumë suksese gjatë kësaj periudhe stërvitore dhe vlerësimi, me bindjen se do ta përfaqësojnë me dinjitet Prishtinën dhe futbollin e Kosovës”, shkruan në njoftim. 

Ahmeti dhe Mehmeti vlerësohen futbollist me potencial. Kanë luajtur me ekipin e parë të bardhekaltërve sezonin e kaluar. 

Paris Saint-GermainiPrishtina

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere