Sport Vendor

Te Drita flasin për ndeshjen ndaj Florianas së Maltës

Te Drita flasin për ndeshjen ndaj Florianas së Maltës

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, dhe mesfushori Albert Dabiqaj, janë paraqitur të hënën në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër ekipit nga Malta, Floriana. Ndeshja ndërmjet Florianas dhe Dritës zhvillohet të martën nga ora 19:30. Takimi i parë i raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës luhet në Floriana. “Na pret një ndeshje e

Besnik Batusha

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, dhe mesfushori Albert Dabiqaj, janë paraqitur të hënën në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër ekipit nga Malta, Floriana.

Ndeshja ndërmjet Florianas dhe Dritës zhvillohet të martën nga ora 19:30.

Takimi i parë i raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës luhet në Floriana.

“Na pret një ndeshje e vështirë. Duhet të japim gjithçka nga vetja për ta arritur objektivin”, ka thënë Ramadani.

Dabiqaj vlerësoi atmosferën brenda grupit.

“Atmosfera brenda grupit është shumë e mirë dhe do të vazhdojmë të jemi më të bashkuar se kurrë”, ka theksuar Dabiqaj.

Kampionia e Kosovës u eliminua në raundin e parë të Ligës së Kampionëve nga Kauno Zhalgirisi i Lituanisë.

DritaFloriana

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere