Sport Vendor

Zekirija Ramadani nuk është më trajner i Dritës

Zekirija Ramadani nuk është më trajner i Dritës

Zekirija Ramadani nuk është më trajner i kampiones së Kosovës në futboll, Drita. Trajneri shkupjan ka konfirmuar se i kanë ndarë rrugët me klubin gjilanas. “Është e vërtetë se kemi ndarë rrugët me klubin. Për momentin vetëm kaq”, ka thënë Ramadani të premten. Ai kishte kontratë deri në verën e vitit 2027. Ramadani e ka

Besnik Batusha

Zekirija Ramadani nuk është më trajner i kampiones së Kosovës në futboll, Drita. Trajneri shkupjan ka konfirmuar se i kanë ndarë rrugët me klubin gjilanas.

“Është e vërtetë se kemi ndarë rrugët me klubin. Për momentin vetëm kaq”, ka thënë Ramadani të premten.

Ai kishte kontratë deri në verën e vitit 2027.

Ramadani e ka drejtuar Dritën drejt dy titujve rresht të kampionit të Kosovës dhe në kampanjën historike në Ligën e Konferencës.

Drejtimin e Dritës e mori në vitin 2023, pas aventurës në Arabinë Saudite te klubi Ohod. 

Ai ka drejtuar edhe Egnatian, Prishtinën, Feronikelin, Shkupin, Trepçën ’89 dhe Flamurtarin.

Me katër prej pesë klubeve sa i udhëhoqi në Kosovë, ka fituar pesë tituj të kampionit. Pa trofe mbeti te Gjilani. Me 89-shin dhe Prishtinën e fitoi edhe Superkupën, ndërsa me Feronikelin e Drenasit tre trofetë.

Katër skuadrat kampione i ka udhëhequr edhe në garat evropiane. Rrugëtimin më të gjatë e ka me Dritën e Gjilanit, të cilën e udhëhoqi deri në plejof të fazës nokaut të Ligës së Konferencës. 

Në garën e tretë të UEFA-s për nga niveli, Drita është ende në garë.

Me fitoren e arritur të martën 2:1 ndaj ekipit të Maltës, Florianas, Drita kaloi në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Por fitoren e arriti vetëm pas vazhdimeve.

DritaZekirija Ramadani

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere