Sport Vendor

Zyrtare: Jarovic largohet nga Gjilani, vazhdon karrierën në Marok

Zyrtare: Jarovic largohet nga Gjilani, vazhdon karrierën në Marok

Sulmuesi i njohur në futbollin kosovar, Senad Jarovic, ka zgjedhur një aventurë të re në karrierën e tij. Futbollisti me origjinë nga Gjermania ka arritur marrëveshje për të vazhduar karrierën te skuadra marokene IR Tanger, duke u larguar kështu nga futbolli kosovar pas një periudhe të suksesshme me fanellën e Gjilanit. Jarovic ishte një prej

Besnik Batusha

Sulmuesi i njohur në futbollin kosovar, Senad Jarovic, ka zgjedhur një aventurë të re në karrierën e tij.

Futbollisti me origjinë nga Gjermania ka arritur marrëveshje për të vazhduar karrierën te skuadra marokene IR Tanger, duke u larguar kështu nga futbolli kosovar pas një periudhe të suksesshme me fanellën e Gjilanit.

Jarovic ishte një prej sulmuesve më të spikatur në Superligën e Kosovës, ku la gjurmë me golat dhe paraqitjet e tij.

Ai iu bashkua Gjilanit në vitin 2024 dhe gjatë qëndrimit te “Skifterat” u shndërrua në një nga figurat kryesore të skuadrës.

Sulmuesi 28-vjeçar, i cili luan në pozitën e qendërsulmuesit dhe njihet për fizikun e tij të fuqishëm, ka pasur më herët eksperienca edhe në kampionate të ndryshme evropiane, përfshirë Slloveninë, Danimarkën dhe Rumaninë.

Kalimi te IR Tanger përfaqëson një sfidë të re për Jarovicin, i cili tani do të provojë veten në elitën e futbollit maroken.

Klubi nga Tangeri është një prej skuadrave të njohura në Marok dhe garon në kampionatin elitar të vendit, duke synuar të ndërtojë një ekip konkurrues.

GjilaniSenad Jarovic

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere