Sport Vendor

Agim Ademi hap dyert e FFK-së për legjendat e Kosovës: Enis Alushi pritet me nderime!

Agim Ademi hap dyert e FFK-së për legjendat e Kosovës: Enis Alushi pritet me nderime!

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur në ambientet e FFK-së ish-futbollistin e Kosovës, Enis Alushin. Gjatë takimit, Ademi dhe Alushi kanë biseduar për rrugëtimin e futbollit kosovar, kontributin e futbollistëve ndër vite dhe rëndësinë e ruajtjes së lidhjeve me ish-përfaqësuesit e Kosovës. Presidenti i FFK-së ka theksuar se ish-futbollistët që

Besnik Batusha

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur në ambientet e FFK-së ish-futbollistin e Kosovës, Enis Alushin.

Gjatë takimit, Ademi dhe Alushi kanë biseduar për rrugëtimin e futbollit kosovar, kontributin e futbollistëve ndër vite dhe rëndësinë e ruajtjes së lidhjeve me ish-përfaqësuesit e Kosovës.

Presidenti i FFK-së ka theksuar se ish-futbollistët që kanë dhënë kontribut për futbollin e Kosovës do të jenë gjithmonë të mirëpritur në Federatë.

“Dyert e Federatës do të jenë gjithmonë të hapura për secilin ish-futbollist të Kombëtares dhe për të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në futbollin e Kosovës”, ka deklaruar Agim Ademi.

Takime të tilla vlerësohen si një mundësi për të ruajtur lidhjen mes gjeneratave dhe për të respektuar figurat që kanë kontribuar në zhvillimin dhe afirmimin e futbollit të Kosovës.

Postimi i plotë

Sot pata kënaqësinë e veçantë ta pres në vizitë Enis Alushin, ish-futbollistin e Kombëtares së Kosovës dhe një prej atyre djemve që me krenari e përkushtim e kanë përfaqësuar fanellën dardane. 🇽🇰⚽️

Takimet me ish-futbollistët e Kombëtares gjithmonë zgjojnë emocione të veçanta, sepse secili prej tyre është pjesë e historisë dhe rrugëtimit të futbollit tonë. Enisi, me profesionalizmin, karakterin dhe dashurinë për Kosovën, ka dhënë kontributin e tij në një periudhë shumë të rëndësishme për futbollin tonë.

Rikujtuam momentet nga Kombëtarja, folëm për zhvillimin që ka bërë futbolli i Kosovës ndër vite dhe për të ardhmen që po ndërtojmë për gjeneratat e reja.

Dyert e Federatës do të jenë gjithmonë të hapura për secilin ish-futbollist të kombëtares dhe për të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në futbollin e Kosovës 🇽🇰

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere