Sport Vendor

Ballkani fiton ndaj Vushtrrisë me golat e pjesës së dytë

Ballkani fiton ndaj Vushtrrisë me golat e pjesës së dytë

Ballkani e ka shënuar fitoren e parë në edicionin 2026/27 në Superligën e Kosovës. Skuadra nga Suhareka të shtunën pasdite në kuadër të xhiros së dytë e mposhti Vushtrrinë me rezultatin 2:1. Ballkani dy golat e fitores i realizoi në pjesën e dytë. Mesfushori me tipare sulmues, Giovanni, në minutën e 64-t e realizoi golin

Besnik Batusha

Ballkani e ka shënuar fitoren e parë në edicionin 2026/27 në Superligën e Kosovës. 

Skuadra nga Suhareka të shtunën pasdite në kuadër të xhiros së dytë e mposhti Vushtrrinë me rezultatin 2:1. 

Ballkani dy golat e fitores i realizoi në pjesën e dytë.

Mesfushori me tipare sulmues, Giovanni, në minutën e 64-t e realizoi golin e parë.

Braziliani Giovanni realizoi gol të bukur nga distanca.  

Albin Berisha e shënoi golin e dytë në minutën e 92-të. 

Golin e vetëm për Vushtrrinë e realizoi Albijon Shurdhiqi në minutën e 94-t. 

Ai shënoi supergol nga distanca. 

Për Vushtrrinë që u kthye në Superligë ishte disfata e dytë radhazi. 

Vushtrria në xhiron e parë u mposht edhe nga Malisheva me rezultatin e thellë 6:1. 

Ndërsa edhe Ballkani në ndeshjen hapëse të edicionit të ri u mposht nga Prishtina me rezultatin 4:2.

BallkaniVushtrria

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere