Sport Vendor

Drita e nis me fitore mbrojtjen e titullit, e mposht Llapin

Drita e nis me fitore mbrojtjen e titullit, e mposht Llapin

Drita e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit të kampionit të Kosovës në futboll. Ndeshjen me shumë gola ndaj Llapit, Drita e fitoi me rezultatin 5:3. Ndeshja u zhvillua në Gjilan, të dielën. Sfida ishte dramatike në pjesën e parë, kurse shikuesit panë katër gola. Gjilanasit krijuan epërsi 2:0, me golat e Blerim Krasniqit

Besnik Batusha

Drita e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit të kampionit të Kosovës në futboll.

Ndeshjen me shumë gola ndaj Llapit, Drita e fitoi me rezultatin 5:3. 

Ndeshja u zhvillua në Gjilan, të dielën. 

Sfida ishte dramatike në pjesën e parë, kurse shikuesit panë katër gola. 

Gjilanasit krijuan epërsi 2:0, me golat e Blerim Krasniqit në minutën e 28-të dhe të Igball Jasharit në minutën e 32-të. 

Llapi u kthye në lojë pak para pushimit. Fiton Ademi shënoi për 2:1 në minutën e 35-të, ndërsa për 2:2 realizoi Elvir Gashijani.

Megjithatë, Drita e udhëhequr nga trajneri Ardian Nuhiu, nuk lejoi befasi. Shënoi edhe tre gola të shpejtë, me mbrojtësit Besnik Krasniqi, Raddy Ovouka dhe Hajdin Salihu. Krasniqi shënoi në minutën e 48-të, Ovouka në minutën e 58-të dhe Salihu në minutën e 73-të. 

Llapi e realizoi edhe një gol me Gentrit Jahën gjashtë minuta para fundit, por që nuk mjaftoi.

DritaLlapi

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere