Sport Vendor

Edhe një përforcim për Dritën para ndeshjes vendimtare

Edhe një përforcim për Dritën para ndeshjes vendimtare

Drita e Gjilanit e ka transferuar të dielën mesfushorin Marsel Ismajlgeci. Ismajlgeci ditë më parë është ndarë me Ballkanin dhe tani e vazhdon karrierën te kampionia e Kosovës në futboll. Drita po bëhet gati për ndeshjen e kthimit me skuadrën nga Andorra, Inter Club d’Escaldes, që i takon plejofit të Ligës së Konferencës. Dhe për

Besnik Batusha

Drita e Gjilanit e ka transferuar të dielën mesfushorin Marsel Ismajlgeci.

Ismajlgeci ditë më parë është ndarë me Ballkanin dhe tani e vazhdon karrierën te kampionia e Kosovës në futboll.

Drita po bëhet gati për ndeshjen e kthimit me skuadrën nga Andorra, Inter Club d’Escaldes, që i takon plejofit të Ligës së Konferencës.

Dhe për ndeshjen më të rëndësishme të edicionit, Ismajlgeci do të jetë opsion shtesë për trajnerin e Dritës, Ardian Nuhiu.

26-vjeçari Ismajlgeci u zhvillua te Tirana. Më pas luajti te Zrinjski i Mostarit në Bosnjë-Hercegovinë.

Te Ballkani ishte për tri vjet.

Ai ka tri paraqitje për Shqipërinë.

DritaMarsel Ismajlgeci

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere