Sport Vendor

Getuart Kadriaj një talent shqiptar në futbollin zviceran

Getuart Kadriaj një talent shqiptar në futbollin zviceran

Getuart Kadriaj është një futbollist i ri shqiptar, 19 vjeç, i lindur dhe rritur në Zvicër, me prejardhje nga Komuna e Suharekës, Kosovë. Ai luan kryesisht si mesfushor ofensiv, por mund të aktivizohet edhe në pozicione të tjera në mesfushë dhe mbrojtje. Getuarti ka kaluar nëpër FC Red Star Zürich, Team Zürich/Red-Star dhe më pas

Besnik Batusha

Getuart Kadriaj është një futbollist i ri shqiptar, 19 vjeç, i lindur dhe rritur në Zvicër, me prejardhje nga Komuna e Suharekës, Kosovë.

Ai luan kryesisht si mesfushor ofensiv, por mund të aktivizohet edhe në pozicione të tjera në mesfushë dhe mbrojtje. Getuarti ka kaluar nëpër FC Red Star Zürich, Team Zürich/Red-Star dhe më pas FC Zürich U19. Në sezonin 2024/25, si pjesë e Team Zürich/Red-Star U18, u shpall kampion i Zvicrës U18.

Në sezonin 2025/26, me FC Zürich U19, fitoi edhe Kampionatin e Zvicrës U19 dhe Kupën e Zvicrës U19.

Pra, në vetëm dy sezone, Getuarti ka fituar tre trofe dhe ka qenë pjesë e formacioneve kampione të Zvicrës në dy kategori. Pas këtyre sukseseve, ai ka bërë hapin e radhës duke kaluar te FC Zürich U21, ku po vazhdon rrugëtimin dhe zhvillimin e tij drejt futbollit profesionist. Një fillim shumë premtues për një djalë të ri shqiptar që po e ndërton karrierën e tij në futbollin zviceran.

Getuart KadriajZurichZvicër

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere