Sport Vendor

Gjilani e Dukagjini barazojnë nën dritën e reflektorëve

Gjilani e Dukagjini barazojnë nën dritën e reflektorëve

Ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Dukagjini ka përfunduar pa fitues. Gjilani dhe Dukagjini të shtunën në ndeshjen që u zhvillua në fushën me bari sintetik nën dritën e reflektorëve barazuan 2:2. Ndeshja i takoi xhiros së tretë të Superligës së Kosovës. Blerind Morina shënoi supergol nga goditja e dënimit në minutën e nëntë për ta kaluar

Besnik Batusha

Ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Dukagjini ka përfunduar pa fitues.

Gjilani dhe Dukagjini të shtunën në ndeshjen që u zhvillua në fushën me bari sintetik nën dritën e reflektorëve barazuan 2:2.

Ndeshja i takoi xhiros së tretë të Superligës së Kosovës.

Blerind Morina shënoi supergol nga goditja e dënimit në minutën e nëntë për ta kaluar në epërsi Gjilani.

Dukagjini shifrat në 1:1 i barazoi në minutën e 20-të. Autor i golit ishte Mërgim Pefqeli.

Gjilani kaloi sërish në epërsi 2:1 në minutën e 38-të me golin që e realizoi Arbër Potoku.

Dienit Isufi në minutën e 54-t e barazoi rezultatin në 2:2 dhe ia siguroi një pikë skudrës nga Klina.

Për Gjilanin është barazimi i parë, pas dy fitoreve radhazi.

Ndërsa për Dukagjinin ishte barazimi i dytë. Ka edhe një fitore.

DukagjiniGjilani

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere