Sport Vendor

Gjilani nuk ndalet, mposht edhe Llapin si mysafir

Gjilani nuk ndalet, mposht edhe Llapin si mysafir

Gjilani ka shënuar një fitore të madhe si mysafir ndaj Llapit, me rezultat 0-2, në kuadër të javës së dytë të Superligës së Kosovës. “Kuqebardhët” e nisën më mirë ndeshjen dhe arritën të shënonin dy herë në pjesën e parë, me sulmuesin e krahut Oltion Bilali, i cili ishte heroi i kësaj fitoreje. Fillimisht, Bilali

Besnik Batusha

Gjilani ka shënuar një fitore të madhe si mysafir ndaj Llapit, me rezultat 0-2, në kuadër të javës së dytë të Superligës së Kosovës.

“Kuqebardhët” e nisën më mirë ndeshjen dhe arritën të shënonin dy herë në pjesën e parë, me sulmuesin e krahut Oltion Bilali, i cili ishte heroi i kësaj fitoreje.

Fillimisht, Bilali realizoi me kokë në minutën e 19-të, pas një asistimi të bukur nga Arbër Potoku, duke i dhënë epërsinë skuadrës gjilanase.

Gjilani vazhdoi të ishte më kërkues dhe në minutën e 41-të Bilali realizoi edhe golin e dytë personal, duke e çuar skuadrën e tij në pushim me avantazhin 0-2.

Në pjesën e dytë, Llapi pati disa mundësi për të rikthyer veten në lojë. Skuadra nga Podujeva goditi edhe shtyllën, ndërsa në disa raste u përball me pritje të shkëlqyera nga portieri Coric, i cili e mbajti portën e Gjilanit të paprekur.

Me këtë fitore, Gjilani regjistron dy fitore në dy ndeshje në këtë edicion të Superligës, të dyja si mysafir. Në anën tjetër, Llapi mbetet pa pikë pas dy xhirove.

GjilaniLlapi

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere