Juventusi e vendos çmimin për Zhegrovën, yllin kosovar e duan dy klube

Edon Zhegrova nuk bën më pjesë plotësisht në projektin teknik të Juventusit, por kjo tashmë nuk përbën më lajm. Ajo që po e tërheq vëmendjen është situata aktuale e yllit kosovar, i cili po aktivizohet shumë pak te bardhezinjtë. Zhegrova ka luajtur vetëm 20 minuta ndaj Frosinones, ndërsa në ndeshjen në shtëpi kundër Parmës nuk
Edon Zhegrova nuk bën më pjesë plotësisht në projektin teknik të Juventusit, por kjo tashmë nuk përbën më lajm.
Ajo që po e tërheq vëmendjen është situata aktuale e yllit kosovar, i cili po aktivizohet shumë pak te bardhezinjtë.
Zhegrova ka luajtur vetëm 20 minuta ndaj Frosinones, ndërsa në ndeshjen në shtëpi kundër Parmës nuk u aktivizua fare për shkak të një problemi fizik.
Deri tani, asnjë klub nuk e ka bërë një ofertë konkrete për transferimin e tij, shkruajnë mediat italiane.
Edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar, raportohet se Al-Ittihad është i interesuar për futbollistin kosovar, ndërsa vetë Zhegrova thuhet se është i hapur për një transferim në Arabinë Saudite.
Përballë interesimit të klubit arab, Juventusi ka qenë i qartë për çmimin: të paktën 15 milionë euro, shumë e cila mund të rritet më tej përmes bonuseve dhe një përqindjeje nga rishitja e ardhshme e lojtarit.
Tani mbetet për t’u parë nëse klubi saudit do të tentojë ta blejë menjëherë kartonin e Zhegrovës, apo do ta propozojë një huazim me pagesë, të shoqëruar me detyrim blerjeje.
Kështu, e ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi duket gjithnjë e më e pasigurt, ndërsa Arabia Saudite mund të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.
Ndërkohë, në ditët e fundit flitet se interesim për Zhegrovën ka shfaqur edhe Lazio, e cila e do lojtarin në formë huazimi.



