Sport Vendor

Malisheva e nis edicionin e ri me fitore shumë të thellë, mposht Vushtrrinë 6-1

Malisheva e nis edicionin e ri me fitore shumë të thellë, mposht Vushtrrinë 6-1

Malisheva e ka nisur edicionin 2026/27 në Superligën e Kosovës me fitore shumë të thellë. Malisheva të shtunën pasdite në kampin nacional të FFK-së në Hajvali e mposhti Vushtrrinë me rezultatin 6:1. Krenar Dulaj e hapi serinë e golave në minutën e pestë. Golin e dytë e shënoi Kreshnik Uka në minutën e 35-të. Për

Besnik Batusha

Malisheva e ka nisur edicionin 2026/27 në Superligën e Kosovës me fitore shumë të thellë. 

Malisheva të shtunën pasdite në kampin nacional të FFK-së në Hajvali e mposhti Vushtrrinë me rezultatin 6:1. 

Krenar Dulaj e hapi serinë e golave në minutën e pestë. Golin e dytë e shënoi Kreshnik Uka në minutën e 35-të. 

Për 3:0 shënoi kapiteni Dreni Kryeziu në minutën e 52-të. 

Uka realizoi sërish për 4:0 në minutën e 64-t. Goli i pestë u shënua nga Laurent Xhylani në minutën e 72-të. 

Katër minuta më pas, Mark Bushaj, shënoi për 6:0.

Golin e vetëm për Vushtrrinë e realizoi Dion Sahiti në minutën e 86-të. 

Malisheva edicionin e kaluar e përfundoi kampionatin si nënkampione. 

Ndërkohë Vushtrria u kthye në Superligë.

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere