Sport Vendor

Malisheva ndalet nga Drenica

Malisheva ndalet nga Drenica

Malisheva ishte fare pranë që të shënonte fitoren e dytë rresht në Superligën e Kosovës në futboll. Por është befasuar në minutat shtesë nga Drenica. Ballafaqimi i xhiros së dytë, i zhvilluar të premten në stadiumin “Liman Gegaj”, u mbyll 1:1. Malisheva ishte në epërsi prej minutës së 41-të pas golit të Xhemal Ibishit. Deri

Besnik Batusha

Malisheva ishte fare pranë që të shënonte fitoren e dytë rresht në Superligën e Kosovës në futboll. Por është befasuar në minutat shtesë nga Drenica.

Ballafaqimi i xhiros së dytë, i zhvilluar të premten në stadiumin “Liman Gegaj”, u mbyll 1:1. 

Malisheva ishte në epërsi prej minutës së 41-të pas golit të Xhemal Ibishit. 

Deri në fund të ndeshjes pati edhe raste tjera nga të dyja skuadrat. Por ishte Drenica që shfrytëzoi pakujdesinë në mbrojtjen vendëse. Elvis Geci shënoi gol në minutën e parë të kohës shtesë. Ai realizoi nga afërsia për 1:1, pas topit të kthyer nga shtylla e qëlluar nga Altin Vojvoda. 

Malisheva i ka katër pikë nga dy ndeshje, ndërsa Drenica i ka dy pikë. 

Të shtunën dhe të dielën luhen ndeshjet e tjera të xhiros së dytë. 

Nga ora 16:30 të shtunën janë ndeshjet Dukagjini – Feronikeli 74 dhe Ballkani – Vushtrria, ndërsa të dielën Llapi e pret Gjilanin. Ndeshja Prishtina – Drita është shtyrë.

DrenicaMalisheva

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere