Sport Vendor

Nga Monako vjen mesazhi i fuqishëm: Ademi dhe Çeferin për një Kosovë më të fortë në Evropë!

Nga Monako vjen mesazhi i fuqishëm: Ademi dhe Çeferin për një Kosovë më të fortë në Evropë!

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është takuar në Monako me presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin, ku kanë diskutuar për zhvillimin dhe forcimin e mëtejmë të futbollit. Ademi ka ndarë një fotografi nga takimi, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë në funksion të zhvillimit të futbollit në Kosovë dhe në Evropë

Besnik Batusha

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është takuar në Monako me presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin, ku kanë diskutuar për zhvillimin dhe forcimin e mëtejmë të futbollit.

Ademi ka ndarë një fotografi nga takimi, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë në funksion të zhvillimit të futbollit në Kosovë dhe në Evropë

“Respekti dhe puna e përbashkët për zhvillimin e futbollit mbeten në qendër të angazhimit tonë”, ka shkruar Ademi.

Ai ka përcjellë edhe mesazhin për një të ardhme më të fuqishme të futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare:

“Bashkë për një futboll edhe më të fortë në Kosovë dhe në Evropë!”

Takimet e tilla mes drejtuesve të futbollit kosovar dhe atyre të UEFA-s vlerësohen si të rëndësishme për vazhdimin e bashkëpunimit dhe avancimin e futbollit të Kosovës në skenën evropiane.

Postimi i plotë

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere