Sport Vendor

Prishtina e fiton derbin e xhiros së parë ndaj Ballkanit

Prishtina e fiton derbin e xhiros së parë ndaj Ballkanit

Prishtina e ka fituar kryendeshjen e xhiros së parë të elitës së futbollit kosovar ndaj Ballkanit. “Bardhekaltrit” para tifozëve të vet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, fituan përballë Ballkanit të Suharekës me rezultatin 4:2. Përveç gjashtë golave, në këtë ballafaqim pati edhe shumë raste shënimi e një karton i kuq. Pjesa e parë u

Besnik Batusha

Prishtina e ka fituar kryendeshjen e xhiros së parë të elitës së futbollit kosovar ndaj Ballkanit. “Bardhekaltrit” para tifozëve të vet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, fituan përballë Ballkanit të Suharekës me rezultatin 4:2. 

Përveç gjashtë golave, në këtë ballafaqim pati edhe shumë raste shënimi e një karton i kuq. 

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë 3:1 të Prishtinës. Albin Krasniqi me dy gola në në nisje të ndeshjes. Fillimisht shënoi për 1:0 në minutën e 10-të, e më pas e dyfishoi epërsinë pas afro 20 minutave lojë. Ballkani u kthye në lojë me golin e Valentin Serebes nga penalltia që e fitoi vetë. Por, skuadra e udhëhequr nga trajneri Orges Shehi, që e zëvendësoi në postin e trajnerit Alban Dragushën, nuk u dorëzua dhe realizoi tjetër gol për pushim më të qetë. Ish-futbollisti i Malishevës, Assane Diatta, shënoi për 3:1 në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. Me të nisur pjesa e dytë, Engjëll Ajazaj shënoi për 3:2 dhe e hapi sërish sfidën. Por, kartoni i kuq i Ivica Batarelos ndikoi në rezultat. Batarelo e ndali në mënyrë të palejuar Diattan në hyrje të zonës së rrezikshme dhe pas rishikimit të situatës në VAR, gjyqtari Genc Nuza e përjashtoi atë nga loja. Nga goditja e dënimit në minutën e 63-të shënoi Kastriot Selmani, me ndihmën e një devijimi. Për Selmanin ishte goli i parë në debutim. Debutim të suksesshëm pati edhe Diatta. Që të dy e mbyllën ndeshjen e parë me gola të shënuar. Deri në fund të ndeshjes pati edhe disa mundësi shënimi, por jo edhe gola. 

Ballkani në pjesën e parë dhe të dytë e qëlloi transversalen dy herë me Toni Domgjonin. 

Edicioni i sivjetmë pritet të jetë i niveluar, me shumë skuadra të përfshira në garën për titull.

BallkaniPrishtina

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere