Sport Vendor

Topalli kthehet te Ballkani pas gjashtë vjetësh

Topalli kthehet te Ballkani pas gjashtë vjetësh

Jetmir Topalli është kthyer te Ballkani pas gjashtë vjetësh. Zyrtarizimi i Topallit te tri herë kampioni i Kosovës është bërë të premten nga klubi suharekas. 28-vjeçari, futbollist i krahut, që ka luajtur në Kosovë edhe te 2 Korriku, Vushtrria e Feronikeli, për kohë të gjatë ishte pjesë e futbollit të Turqisë. Ai ka luajtur te

Besnik Batusha

Jetmir Topalli është kthyer te Ballkani pas gjashtë vjetësh. 

Zyrtarizimi i Topallit te tri herë kampioni i Kosovës është bërë të premten nga klubi suharekas. 

28-vjeçari, futbollist i krahut, që ka luajtur në Kosovë edhe te 2 Korriku, Vushtrria e Feronikeli, për kohë të gjatë ishte pjesë e futbollit të Turqisë. 

Ai ka luajtur te Malatyaspori, Istanbulspori, Manisa, Pendikspori, Bandirmaspori e Serikspori. 

Sipas faqes “Transfermarkt”, Topalli me Ballkanin i ka 17 gola në 64 paraqitje. 

Ndërkohë të premten, portieri holandez Tein Troost është zyrtarizuar te Llapi, kurse Feronikelit 74 iu bashkua portieri Agron Kolaj.

BallkaniJetmir Topalli

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere