Sport Vendor

Vdiq Erdogan Celina, një prej ikonave të futbollit kosovar

Vdiq Erdogan Celina, një prej ikonave të futbollit kosovar

Të dielën në mbrëmje ka vdekur Erdogan Celina, njëri prej ikonave të futbollit kosovar. Celina ishte pjesë e gjeneratës së artë të futbollit kosovar, ndërsa me plot sukses është paraqitur për Lirinë, Trepçën dhe Prishtinën. Lajmin për vdekjen e tij nëpërmjet një postimi në Facebook, e ka konfirmuar edhe presidenti i Federatës së Futbollit të

Besnik Batusha

Të dielën në mbrëmje ka vdekur Erdogan Celina, njëri prej ikonave të futbollit kosovar. Celina ishte pjesë e gjeneratës së artë të futbollit kosovar, ndërsa me plot sukses është paraqitur për Lirinë, Trepçën dhe Prishtinën. 

Lajmin për vdekjen e tij nëpërmjet një postimi në Facebook, e ka konfirmuar edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. 

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta, pas një sëmundjeje të shkurtër, të Erdogan Celinës, një prej figurave më të shquara dhe më të respektuara të futbollit të Kosovës, një futbollist ikonë dhe një njeri i jashtëzakonshëm, që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit tonë”, ka shkruar ndër të tjera presidenti Ademi.

Erdogan Celina

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere