Sport Vendor

Vetëm barazim për Dritën, kualifikimi vendoset në Andorrë

Vetëm barazim për Dritën, kualifikimi vendoset në Andorrë

Drita kishte dy herë epërsi në ndeshjen ndaj Inter D’Escaldesit. Por, dy herë nuk arriti që ta ruajë atë dhe në fund barazoi 2:2. Ndeshja e zhvilluar të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ishte e para e plejofit për inkuadrim në Ligën e Konferencës. Hajdin Salihu shënoi në minutën e katërt për

Besnik Batusha

Drita kishte dy herë epërsi në ndeshjen ndaj Inter D’Escaldesit. Por, dy herë nuk arriti që ta ruajë atë dhe në fund barazoi 2:2. 

Ndeshja e zhvilluar të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ishte e para e plejofit për inkuadrim në Ligën e Konferencës. 

Hajdin Salihu shënoi në minutën e katërt për 1:0. Salihu realizoi gol të bukur me kokë pas harkimit në zonë nga William Baeten. Mysafirët nga Andorra barazuan rezultatin shpejtë. Në minutën e 13-të për 1:1 realizoi Domi Berlanga. 

Tre minuta pa u mbyllur pjesa e parë shënoi edhe sulmuesi Blerim Krasniqi. Krasniqi realizoi me asistim të Igball Jasharit për 2:1, në minutën e 42-të. 

Kampionia e Kosovës nuk ishte e vëmendshme në fazën defensive dhe u dënua nga David Lopezi që shënoi në minutën e 56-të dhe e vendosi rezultatin përfundimtar. 

Kualifikimi për në fazën e ligës në “Conference League” do të vendoset në javën e ardhshme.

Drita

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere