Sport Vendor

Ballkani vazhdon me fitore në Superligë, e mposht Feronikelin ‘74

Ballkani vazhdon me fitore në Superligë, e mposht Feronikelin ‘74

Ballkani e ka marrë fitoren e tretë radhazi në Superligë, pas fitores ndaj Feronikelit ’74 në Suharekë. Skuadra e drejtuar nga Sami Sermaxhaj e ka mposhtur skuadrën nga Drenasi, me shifrat prej 2-0. Dy golat, Ballkani i shënoi në pjesën e parë. Së pari, Abou Dosso gjeti rrjetën e golit të mysafirëve, në minutën e

Besnik Batusha

Ballkani e ka marrë fitoren e tretë radhazi në Superligë, pas fitores ndaj Feronikelit ’74 në Suharekë.

Skuadra e drejtuar nga Sami Sermaxhaj e ka mposhtur skuadrën nga Drenasi, me shifrat prej 2-0.

Dy golat, Ballkani i shënoi në pjesën e parë.

Së pari, Abou Dosso gjeti rrjetën e golit të mysafirëve, në minutën e 14-të të ndeshjes, që u asistua nga Giovanni.

Goli i dytë erdhi pas një asistimi të golashënuesit të parë, për Albert Diene, në minutën e 20-të të përballjes.

Me këtë fitore, Ballkani i Sermaxhajt shkon në kuotën e nëntë pikëve, nga tri xhirot e para, duke e pasur vetëm një humbje.

Ndërkohë, Feronikeli ’74 mbetet në kuotën e zero pikëve, pas katër xhirove hapëse.

Ballkani

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere