Sport Vendor

Banderolë kundër Mirlind Dakut në derbin serb, tifozët e Zvezdës me mesazh provokues

Banderolë kundër Mirlind Dakut në derbin serb, tifozët e Zvezdës me mesazh provokues

Transferimi i Mirlind Dakut nga Rubin Kazani te Spartaku i Moskës nuk është pritur mirë nga të gjithë, ndërsa sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë është bërë së fundmi objekt i një mesazhi provokues nga tifozët serbë. Ngjarja ka ndodhur gjatë derbit të Beogradit mes Crvena Zvezdës dhe Partizanit, të zhvilluar më 6 shtator dhe të

Besnik Batusha

Transferimi i Mirlind Dakut nga Rubin Kazani te Spartaku i Moskës nuk është pritur mirë nga të gjithë, ndërsa sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë është bërë së fundmi objekt i një mesazhi provokues nga tifozët serbë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë derbit të Beogradit mes Crvena Zvezdës dhe Partizanit, të zhvilluar më 6 shtator dhe të përfunduar me fitoren 2-1 të vendasve.

Në tribunën e ultrasve të Crvena Zvezdës është shfaqur një banderolë ku përmendej drejtpërdrejt emri i sulmuesit shqiptar, me një mesazh të qartë kundër tij dhe klubit të tij të ri.

“Një shqiptar në klub, një turp për Spartakun e Moskës”, shkruhej në gjuhën serbe në banderolën e tifozëve.

Mesazhi ka tërhequr vëmendjen e mediave, duke rikthyer në vëmendje edhe një herë tensionet dhe provokimet që shpesh shoqërojnë përballjet e futbollit në Serbi.

Daku, ndërkohë, ka nisur në mënyrë mjaft pozitive aventurën e tij të re. 27-vjeçari ka regjistruar një gol dhe dy asistime me Spartakun e Moskës, ndërsa edhe te Rubin Kazani kishte nisur me ritëm të lartë, duke realizuar tre gola.

Transferimi i tij te Spartaku i Moskës u realizua për rreth 11 milionë euro, duke u shndërruar në një nga lëvizjet më të bujshme të karrierës së sulmuesit shqiptar.

Pavarësisht zhurmës jashtë fushës dhe mesazheve provokuese, Daku duket se ka zgjedhur të përgjigjet në mënyrën më të mirë të mundshme – me paraqitje në fushën e futbollit

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere