Sport Vendor

Drita më në fund rikthehet te fitorja, e mposht Dukagjinin në Klinë

Drita më në fund rikthehet te fitorja, e mposht Dukagjinin në Klinë

Kampionia në fuqi e Kosovës, Drita ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Dukagjini në Klinë. Drita e mposhti Dukagjinin e Armend Dallkut me shifrat prej 2-1, me ndeshjen e luajtur në stadiumin “18 Qershori”, në kuadër të xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës. Serinë e golave e hapi Blerim Krasniqi në

Besnik Batusha

Kampionia në fuqi e Kosovës, Drita ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Dukagjini në Klinë.

Drita e mposhti Dukagjinin e Armend Dallkut me shifrat prej 2-1, me ndeshjen e luajtur në stadiumin “18 Qershori”, në kuadër të xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës.

Serinë e golave e hapi Blerim Krasniqi në minutën e 35-të të takimit, me pjesën e parë që u mbyll me këto shifra, prej 1-0.

Në pjesën e dytë, Drita shënoi golin e dytë përmes Krasniqit tjetër, Besnikut, për 2-0, në minutën e 72-të.

Dukagjini e shënoi golin ngushëllues me anë të ish-lojtarit të Dritës, Dienit Isufit, në minutën e 78-të.

Me këtë fitore, Drita shkon në kuotën e 11 pikëve, në vendin e katërt, derisa Dukagjini është në vendin e tretë, me 12 pikë.

DritaDukagjini

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere