Sport Vendor

Feronikeli 74 e shokon Dritën, e mposht në Drenas

Feronikeli 74 e shokon Dritën, e mposht në Drenas

Feronikeli 74 ka regjistruar fitore të madhe dhe e ka shokuar të mërkurën kampionen në fuqi, Dritën. Në xhiron e pestë të Superligës së Kosovës në futboll, skuadra nga Drenasi e mposhti atë të Gjilanit me rezultatin 1:0. Golin e fitores në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, e shënoi Avni Selmani, dy

Besnik Batusha

Feronikeli 74 ka regjistruar fitore të madhe dhe e ka shokuar të mërkurën kampionen në fuqi, Dritën. 

Në xhiron e pestë të Superligës së Kosovës në futboll, skuadra nga Drenasi e mposhti atë të Gjilanit me rezultatin 1:0. 

Golin e fitores në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, e shënoi Avni Selmani, dy minuta pasi nisi pjesa e dytë. Për të ishte goli i dytë i sezonit. 

Feronikeli 74 i udhëhequr nga trajneri Elon Berisha e shënoi fitoren e parë në këtë sezon. Tani i ka tri pikë pas pesë ndeshjeve dhe zë vendin e nëntë, përkatësisht të parafundit. Nga tri pikë i kanë edhe Llapi e Drenica. 

Drita e udhëhequr nga trajneri Ardian Nuhiu e pësoi disfatën e parë të sezonit. Nuhiu, që e zëvendësoi Zekirija Ramadanin në postin e trajnerit, u eliminua fillimisht nga plejofi i Ligës së Konferencës, e mposhti Vushtrrinë dhe barazoi me Drenicën. 

Tani zë vendin e gjashtë me 7 pikë, por me një ndeshje më pak të luajtur, atë ndaj Prishtinës.

DritaFeronikeli 74

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere