Sport Vendor

Fillim i suksesshëm i Kosovës në Ligën B, mposhtim Irlandën në Prishtinë

Fillim i suksesshëm i Kosovës në Ligën B, mposhtim Irlandën në Prishtinë

Vedat Muriqi ka qenë realizator i golit të fitores së madhe të Kosovës ndaj Irlandës, për fillimin e suksesshëm të “Dardanëve” në Ligën B të Ligës së Kombeve. Kosova e mposhti Irlandën 1:0 të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në ndeshjen që e dominoi nga fillimi. Muriqi, që dy herë ishte i pafat

Besnik Batusha

Vedat Muriqi ka qenë realizator i golit të fitores së madhe të Kosovës ndaj Irlandës, për fillimin e suksesshëm të “Dardanëve” në Ligën B të Ligës së Kombeve. 

Kosova e mposhti Irlandën 1:0 të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në ndeshjen që e dominoi nga fillimi. 

Muriqi, që dy herë ishte i pafat kur topi u largua nga vija e portës, shënoi për 1:0 nga afërsia shtatë minuta para fundit. 

Ermal Krasniqi që u inkuadrua në lojë në minutën e 73-të, gjuajti fillimisht me të majtën nga zona. Topi u devijua dhe përfundoi në transversale. Por, nga topi i kthyer përfitoi kapiteni i Kosovës, Muriqi, që nuk gaboi nga afërsia për fitoren e madhe. 

Te Kosova të enjten mbrëma debutoi talenti Erblin Osmani, që edicionin e kaluar debutoi me Bayern Munichun në Bundesligën gjermane.

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere