Sport Vendor

Foda: Kundër Irlandës qëllim fitorja

Foda: Kundër Irlandës qëllim fitorja

Seleksionuesi i Kosovës, Franco Foda, ka thënë se kundër Irlandës të enjten mbrëma në “Fadil Vokrri” synohet fitore. Kosova hap cikilin e Ligës së Kombeve me ndeshjen kundër Irlandës. “Sigurisht se i njohim kualitetet dhe cilësitë e Irlandës. E dimë se si ka luajtur në ndeshjet e fundit. Ne i kemi analizuar me shumë vëmendje

Besnik Batusha

Seleksionuesi i Kosovës, Franco Foda, ka thënë se kundër Irlandës të enjten mbrëma në “Fadil Vokrri” synohet fitore. 

Kosova hap cikilin e Ligës së Kombeve me ndeshjen kundër Irlandës. 

“Sigurisht se i njohim kualitetet dhe cilësitë e Irlandës. E dimë se si ka luajtur në ndeshjet e fundit. Ne i kemi analizuar me shumë vëmendje gjitha ndeshjet. Avantazhi është se luajmë në shtëpi. Dëshirojmë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet por nesër do të shihet si do të shkojë loja. Por, ndoshta mund të pajtohemi edhe me barazim. Qëllimi është të fitojmë”, tha Foda. 

I pyetur nëse do të aktivizohet ndonjëri prej tre lojtarëve të rinj – Erblin Osmani, Dion Kaçuri apo Milot Avdyli – Foda ka thënë se do të shihet nesër. 

Franco Foda

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere