Sport Vendor

Ilir Krasniqi para ndeshjes ndaj Izraelit: I kemi analizuar gabimet dhe duam të përmirësohemi!

Ilir Krasniqi para ndeshjes ndaj Izraelit: I kemi analizuar gabimet dhe duam të përmirësohemi!

Në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Izraelit në kuadër të UEFA Nations League, Ilir Krasniqi ka vlerësuar se skuadrën e pret një përballje e vështirë, por ka theksuar se ekipi është përgatitur dhe ka analizuar paraqitjen e fundit. “Kemi një ndeshje të vështirë përpara. E kemi analizuar kundërshtarin dhe shpresojmë ta zhvillojmë një ndeshje

Besnik Batusha

Në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Izraelit në kuadër të UEFA Nations League, Ilir Krasniqi ka vlerësuar se skuadrën e pret një përballje e vështirë, por ka theksuar se ekipi është përgatitur dhe ka analizuar paraqitjen e fundit.

“Kemi një ndeshje të vështirë përpara. E kemi analizuar kundërshtarin dhe shpresojmë ta zhvillojmë një ndeshje sa më të mirë. Kemi nevojë për përmirësime dhe po punojmë në këtë drejtim”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai u ndal edhe te ndeshja ndaj Austrisë, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe angazhimit të lojtarëve në fushë.

“Pas ndeshjes ndaj Austrisë kemi kuptuar se duhet të luftojmë më shumë për njëri-tjetrin. Shpresoj që nesër ta tregojmë këtë në fushë dhe të paraqitemi sa më mirë”, u shpreh Krasniqi.

Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit zhvillohet nesër në kuadër të UEFA Nations League./

Ilir KrasniqiKosova

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere