Sport Vendor

Lajme të mira për Kosovën, për lojën me Izraelin i kthehet një yll i ekipit

Lajme të mira për Kosovën, për lojën me Izraelin i kthehet një yll i ekipit

Leon Avdullahu është rikthyer në grumbullimin e Kombëtares së Kosovës dhe sot ka marrë pjesë në stërvitjen e Dardanëve. Mesfushori i Hoffenheimit ishte liruar përkohësisht nga grumbullimi për arsye familjare, vendim që Federata e Futbollit të Kosovës e kishte konfirmuar një ditë më parë. Largimi i përkohshëm kishte ngritur pikëpyetje nëse Avdullahu do të ishte

Besnik Batusha

Leon Avdullahu është rikthyer në grumbullimin e Kombëtares së Kosovës dhe sot ka marrë pjesë në stërvitjen e Dardanëve.

Mesfushori i Hoffenheimit ishte liruar përkohësisht nga grumbullimi për arsye familjare, vendim që Federata e Futbollit të Kosovës e kishte konfirmuar një ditë më parë.

Largimi i përkohshëm kishte ngritur pikëpyetje nëse Avdullahu do të ishte në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për ndeshjen e radhës ndaj Izraelit, pasi FFK nuk kishte dhënë garanci të qartë për praninë e tij.

Megjithatë, Avdullahu është rikthyer sot te skuadra dhe ka zhvilluar stërvitjen me pjesën tjetër të ekipit, duke i dhënë një lajm pozitiv stafit të Kosovës para sfidës së rëndësishme.

Kosova do të përballet me Izraelin të enjten, më 1 tetor, në Hungari, ndërsa më 4 tetor në “Fadil Vokrri” do ta presë Austrinë.

Rikthimi i Avdullahut e shton numrin e opsioneve të Fodës në mesfushë për përballjen e radhës të Dardanëve.

KosovaLeon Avdullahu

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere