Sport Vendor

Llapi fiton pikët e para

Llapi fiton pikët e para

Llapi i drejtuar nga Tahir Batatina e ka shënuar fitoren e parë këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll. Llapjanët mposhtën Vushtrrinë me rezultat të thellë 4:0 në “Liman Gegaj” në Malishevë, në kuadër të xhiros së pestë të elitës kosovare të futbollit. Llapjanët shënuan dy gola në pjesën e parë dhe dy të

Besnik Batusha

Llapi i drejtuar nga Tahir Batatina e ka shënuar fitoren e parë këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll.

Llapjanët mposhtën Vushtrrinë me rezultat të thellë 4:0 në “Liman Gegaj” në Malishevë, në kuadër të xhiros së pestë të elitës kosovare të futbollit.

Llapjanët shënuan dy gola në pjesën e parë dhe dy të tjerë në pjesën e dytë për fitoren e parë.

Në pjesën e parë golat i shënuan Arbnor Ramadani dhe Fiton Ademi.

Ramadani e shënoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e 17-të, kurse Ademi shënoi për 2:0 në minutën e 36-të. 

Pas një ore lojë, Llapi, shënoi golin e tretë.

Realizator i golit të tretë ishte Arianit Hasani, kurse golin që vulosi fitoren e thellë 4:0 e shënoi Mërgim Cërnavërni në minutën e 90-të.

Për Llapin ishte fitorja e parë, ndërsa Vushtrria mbetet pa pikë.

Llapi

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere