Sport Vendor

Malisheva e mposht Gjilanin, shkëlqen Isgandarli me tre gola

Malisheva e mposht Gjilanin, shkëlqen Isgandarli me tre gola

Malisheva ka arritur një tjetër fitore të madhe në këtë fillimsezon në Superligën e Kosovës. Të besuarit e Thomas Brdaric triumfuan 3-1 ndaj Gjilanit, me Vusal Isgandarli që shënoi “hat-trick”. Sulmuesi nga Azerbajxhani shënoi tre gola ndaj mysafirëve nga Gjilani, duke ia dhënë tri pikë Malishevës, që e mbajnë në krye të tabelës, si e

Besnik Batusha

Malisheva ka arritur një tjetër fitore të madhe në këtë fillimsezon në Superligën e Kosovës.

Të besuarit e Thomas Brdaric triumfuan 3-1 ndaj Gjilanit, me Vusal Isgandarli që shënoi “hat-trick”.

Sulmuesi nga Azerbajxhani shënoi tre gola ndaj mysafirëve nga Gjilani, duke ia dhënë tri pikë Malishevës, që e mbajnë në krye të tabelës, si e vetme.

Isgandarli golin e parë e shënoi në minutën e dhjetë të takimit, i asistuar nga Laurent Xhylani.

Gjilani barazoi në 1-1, në minutën e 19-të, përmes Oltion Bilallit, që u asistua nga Armend Thaqi.

Në pjesën e dytë, Isgandarli u ndez përsëri, duke shënuar dy gola të shpejt, për katër minuta.

Fillimisht, ai shënoi në minutën e 71-të, e pastaj në të 75-tën.

Me këtë fitore, Malisheva shkon në kuotën e dhjetë pikëve pas katër xhirove të para, derisa Gjilani mbetet në kuotën e shtatë pikëve.

GjilaniMalisheva

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere