Sport Vendor

Në prag të Izrael–Kosovë, delegacionet zhvillojnë darkën zyrtare në Debrecen

Në prag të Izrael–Kosovë, delegacionet zhvillojnë darkën zyrtare në Debrecen

Në prag të përballjes së nesërme mes Izraelit dhe Kosovës, delegacioni i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në krye me presidentin Agim Ademi, mori pjesë në darkën zyrtare të organizuar nga presidenti i Federatës së Futbollit të Izraelit, Moshe Zuares. Gjatë takimit u zhvilluan biseda në një atmosferë të hapur dhe miqësore, me fokus

Besnik Batusha

Në prag të përballjes së nesërme mes Izraelit dhe Kosovës, delegacioni i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në krye me presidentin Agim Ademi, mori pjesë në darkën zyrtare të organizuar nga presidenti i Federatës së Futbollit të Izraelit, Moshe Zuares.

Gjatë takimit u zhvilluan biseda në një atmosferë të hapur dhe miqësore, me fokus zhvillimin e futbollit në të dyja vendet, ecurinë e deritanishme dhe perspektivën e ekipeve kombëtare.

Presidenti Zuares vlerësoi përparimin dhe sukseset e arritura nga Kosova në vitet e fundit, ndërsa theksoi edhe marrëdhëniet e mira ndërmjet dy federatave.

Në këtë kontekst, ai kujtoi edhe organizimin dhe mikpritjen e treguar në Kosovë gjatë përballjeve të mëparshme ndërmjet dy vendeve, si në nivelin e Kombëtareve A, ashtu edhe te ekipet U21.

Në përfundim të darkës zyrtare, palët uruan njëra-tjetrën për një ndeshje të mirë dhe korrekte, duke theksuar rëndësinë e respektit dhe frymës së “fair-play”-t.

Ndeshja Izrael–Kosovë zhvillohet nesër në Debrecen, në një përballje që pritet me interes të madh nga të dyja palët.

Agim AdemiIzraeliKosova

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere