Sport Vendor

Presidenti Ademi takon përfaqësuesit e FIFA-s

Presidenti Ademi takon përfaqësuesit e FIFA-s

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi takon përfaqësuesit e FIFA-s, Arnar Vidarsson, Udhëheqës i Programit për Zhvillimin e Talenteve (TDS) të FIFA-s në Kosovë dhe Tomas Danilevicius, Konsulent Teknik Rajonal i FIFA-s. Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e këtij projekti në zhvillimin e futbollit të të rinjve në Kosovë, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm

Besnik Batusha

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi takon përfaqësuesit e FIFA-s, Arnar Vidarsson, Udhëheqës i Programit për Zhvillimin e Talenteve (TDS) të FIFA-s në Kosovë dhe Tomas Danilevicius, Konsulent Teknik Rajonal i FIFA-s.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e këtij projekti në zhvillimin e futbollit të të rinjve në Kosovë, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet FFK-së dhe FIFA-s në krijimin e mundësive të reja për talentet tona.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e këtij projekti në zhvillimin e futbollit të të rinjve në Kosovë, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet FFK-së dhe FIFA-s në krijimin e mundësive të reja për talentet tona.

Postimi i plotë i Agim Ademit

Në prag të ceremonisë së inaugurimit të FIFA Academy në Kosovë, e cila do të mbahet sot, me fillim nga ora 16:30, në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, pata kënaqësinë të pres në takim përfaqësuesit e FIFA-s, Arnar Vidarsson, Udhëheqës i Programit për Zhvillimin e Talenteve (TDS) të FIFA-s në Kosovë dhe Tomas Danilevicius, Konsulent Teknik Rajonal i FIFA-s.

Gjatë takimit diskutuam për rëndësinë e këtij projekti në zhvillimin e futbollit të të rinjve në Kosovë, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet FFK-së dhe FIFA-s në krijimin e mundësive të reja për talentet tona.

Inaugurimi i FIFA Academy është një moment i veçantë dhe historik për futbollin tonë. Akademia në Kosovë është e para e këtij lloji në rajon, e treta në Evropë dhe njëra prej vetëm 15 akademive të krijuara nga FIFA në mbarë botën.

Ky fakt dëshmon besimin e FIFA-s në punën dhe vizionin tonë, por njëkohësisht na jep përgjegjësi edhe më të madhe për t’u krijuar gjeneratave të reja kushtet dhe mundësitë e nevojshme për ta zhvilluar talentin e tyre sipas standardeve më të avancuara ndërkombëtare.

Mirënjohës FIFA-s për besimin, partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin e futbollit në Kosovë.

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere