Sport Vendor

Prishtina me fitore bindëse ndaj Drenicës

Prishtina me fitore bindëse ndaj Drenicës

Prishtina e ka regjistruar fitoren e katërt radhazi në Superligën e Kosovës. Prishtina të martën pasdite në stadiumin “Bajram Aliu” e mposhti Drenicën me rezultatin bindës 4:1. Ndeshja i takoi xhiros së pestë. Kastriot Selmani e kaloi në epërsi Prishtinën në minutën e pestë. Drenica i barazoi shifrat në minutën e 40-të me golin që

Besnik Batusha

Prishtina e ka regjistruar fitoren e katërt radhazi në Superligën e Kosovës. 

Prishtina të martën pasdite në stadiumin “Bajram Aliu” e mposhti Drenicën me rezultatin bindës 4:1. Ndeshja i takoi xhiros së pestë. 

Kastriot Selmani e kaloi në epërsi Prishtinën në minutën e pestë. 

Drenica i barazoi shifrat në minutën e 40-të me golin që e realizoi Shkëlzen Lushtaku. 

Prishtina kaloi sërish në epërsi 2:1 në minutën e 51-të. Autor i golit ishte Diar Halili. 

Gjashtë minuta më pas, Assane Diatta, e realizoi golin e tretë nga penalltia. 

Goli i fundit u shënua nga Ardian Hasani në minutën e 86-të. 

Prishtina ka 12 pikë, por e ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. 

Për Drenicën është disfata e dytë, krahas tri barazimeve. Numëron tri pikë.

DrenicaPrishtina

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere