Sport Vendor

Prishtina vazhdon me fitore, vendos supergoli i Krasniqit

Prishtina vazhdon me fitore, vendos supergoli i Krasniqit

Prishtina e ka shënuar fitoren e tretë radhazi në Superligën e Kosovës. Prishtina të premten pasdite në ndeshjen që u zhvillua në kampin nacional të FFK-së në Hajvali e mposhti Vushtrrinë me rezultatin 1:0. Ndeshja i takoi xhiros së katërt të Superligës së Kosovës. Ndeshjen e vendosi supergoli i Albin Krasniqit. Krasniqi e shënoi golin

Besnik Batusha

Prishtina e ka shënuar fitoren e tretë radhazi në Superligën e Kosovës. 

Prishtina të premten pasdite në ndeshjen që u zhvillua në kampin nacional të FFK-së në Hajvali e mposhti Vushtrrinë me rezultatin 1:0. 

Ndeshja i takoi xhiros së katërt të Superligës së Kosovës. 

Ndeshjen e vendosi supergoli i Albin Krasniqit. 

Krasniqi e shënoi golin e fitores për klubin nga kryeqyteti në minutën e 61-të. 

Vushtrria kishte rast të artë në minutën e 92-të për t’i barazuar shifrat por goditja e Kim Sanes shkoi jashtë portës. 

Për Vushtrrinë është disfata e katërt radhazi. 

Prishtina përballjen e xhiros së dytë ndaj Dritës nuk e ka zhvilluar pasi ajo ndeshje u shty për shkak të angazhimit të skuadrës gjilanase në garat evropiane.

Albin KrasniqiPrishtina

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere