Sport Vendor

Tek Izraeli e cilësojnë “kompleks” duelin ndaj Kosovës

Tek Izraeli e cilësojnë “kompleks” duelin ndaj Kosovës

Përzgjedhësi i Izraelit në futboll, Ran Ben Shimon dhe kapiteni Eli Dassa, folën në konferencë për shtyp rreth situatës në ekip, kritikave dhe përgatitjeve për ndeshjen ndaj Kosovës. Izraeli e pret Kosovën në Debrecen të enjten nga ora 20:45. Është ndeshja e tretë të Grupit B3 të Ligës së Kombeve. Tek Izraeli shpresojnë të reagojnë

Besnik Batusha

Përzgjedhësi i Izraelit në futboll, Ran Ben Shimon dhe kapiteni Eli Dassa, folën në konferencë për shtyp rreth situatës në ekip, kritikave dhe përgatitjeve për ndeshjen ndaj Kosovës.

Izraeli e pret Kosovën në Debrecen të enjten nga ora 20:45. Është ndeshja e tretë të Grupit B3 të Ligës së Kombeve. 

Tek Izraeli shpresojnë të reagojnë pas dy humbjeve, nga Austria dhe Irlanda.

Synimi i izraelitëve është fitorja.

“U rikuperuam, nuk kishte zgjidhje tjetër. Në këto dy ditë u përqendruam në gjërat që ishin më pak të mira, por u përpoqëm të ishim të kujdesshëm dhe të qëndronim shumë afër njëri-tjetrit. Donim t’i zgjidhnim problemet për ta ndihmuar ekipin menjëherë. Pritjet kundër Irlandës ishin shumë të larta, humbja ishte dëshpëruese dhe na rëndoi. Nuk është justifikim, por thjesht kjo është ajo që ndodhi”, ka thënë përzgjedhësi i Izraelit.

Ai ka paralajmëruar ndryshime ndaj Kosovës. Ka thënë se lojtarët që janë në dispozicion mund ta kenë rastin të paraqiten nga minuta e parë. Por nuk ka zbuluar formacionin.

“Të gjithë në këtë listë mund të luajnë në formacion bazë. Nuk do të ketë revolucion, por kushdo që mendoj se duhet të luajë do të jetë në formacion. Kryesisht u përpoqëm të kuptonim se çfarë bëmë gabim dhe ku gabuam. Përveç kësaj, u përqendruam te Kosova dhe avantazhet e saj. Është skuadër shumë cilësore dhe ndoshta skuadra më e mirë në shtëpi së bashku me Austrinë. Presim një ndeshje të vështirë dhe komplekse, të cilën do të donim shumë ta fitonim”, ka theksuar Ben Shimon.

IzraeliKosova

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere