Sport Vendor

Agim Ademi me yjet e Kosovës, Erblin Osmani dhe Yll Gashi pas ndeshjes së Bayernit me Arsenalin

Agim Ademi me yjet e Kosovës, Erblin Osmani dhe Yll Gashi pas ndeshjes së Bayernit me Arsenalin

Bayern Munich U19 dhe Arsenali U19 kanë barazuar 3:3 në kuadër të UEFA Youth League, në një përballje ku vëmendje të veçantë mori talenti i Kombëtares së Kosovës, Erblin Osmani. Osmani u tregua vendimtar duke shënuar nga pika e bardhë, ndërsa gjatë gjithë ndeshjes dëshmoi potencialin dhe cilësitë e tij në një prej garave më

Besnik Batusha

Bayern Munich U19 dhe Arsenali U19 kanë barazuar 3:3 në kuadër të UEFA Youth League, në një përballje ku vëmendje të veçantë mori talenti i Kombëtares së Kosovës, Erblin Osmani.

Osmani u tregua vendimtar duke shënuar nga pika e bardhë, ndërsa gjatë gjithë ndeshjes dëshmoi potencialin dhe cilësitë e tij në një prej garave më të rëndësishme evropiane për futbollistët e rinj.

Paraqitjen e talentit kosovar e ka përcjellë nga afër edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili përmes një mesazhi ka shprehur përkrahjen për Osmanin dhe talentet e tjerë shqiptarë që po zhvillohen në akademitë prestigjioze evropiane.

Ademi theksoi se talentet e rinj përbëjnë pasurinë dhe të ardhmen e futbollit të Kosovës, duke riafirmuar përkushtimin e Federatës për t’i përcjellë, mbështetur dhe krijuar mundësi për zhvillimin e tyre, me synimin që sukseset e tyre të vazhdojnë edhe me fanellën e Kombëtares.

“Suksese të mëtejshme, Erblin! Jemi krenarë për ty!”, ishte mesazhi përmbyllës i Ademit për talentin kosovar.

Agim AdemiErblin OsmaniKryetari i FFK-sëYll Gashi

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere