Sport Vendor

Avdullahu pas ndeshjes: Na ra koncentrimi, mund të luajmë mirë edhe ndaj kombëtareve të mëdha

Avdullahu pas ndeshjes: Na ra koncentrimi, mund të luajmë mirë edhe ndaj kombëtareve të mëdha

Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Leon Avdullahu ka folur pas ndeshjes Kosovë – Austri. Kosova e lëshoi fitoren nga duart, pasi Austria barazoi në pesë minutat e fundit. Pas ndeshjes, mesfushori dardan tha se e humbën koncentrimin në fund. “Sonte janë dy pikë të humbura, e humbëm koncentrimin në fund. Në këtë ndeshje e kemi

Besnik Batusha

Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Leon Avdullahu ka folur pas ndeshjes Kosovë – Austri.

Kosova e lëshoi fitoren nga duart, pasi Austria barazoi në pesë minutat e fundit.

Pas ndeshjes, mesfushori dardan tha se e humbën koncentrimin në fund.

“Sonte janë dy pikë të humbura, e humbëm koncentrimin në fund. Në këtë ndeshje e kemi pa se mundemi të paraqitemi mirë edhe ndaj kombëtareve të mëdha”, tha ai.

Kosova e Austria u ndanë 1-1 në “Fadil Vokrri”.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e katërt të Ligës B të Ligës së Kombeve.

Kosova ka tashmë pesë pikë pas katër ndeshjeve, teksa Austria e fitoi pikën e tetë.

Leon Avdullahu

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere