Sport Vendor

Barazimi i kushton Faruk Statovcit, shkarkohet nga Lepenci

Barazimi i kushton Faruk Statovcit, shkarkohet nga Lepenci

Trajneri kosovar, Faruk Statovci është shkarkuar nga Lepenci. Barazimi 2-2 ndaj Besa Pejës, ishte fatale për Statovcin me klubin që mori vendimin disa orë pas ndeshjes. Lajmin e bëri të ditur klubi kaçanikas, në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”. “Pas mbledhjes së kryesisë dhe shqyrtimit të rezultateve të fundit, kemi vendosur për ndërprerjen e

Besnik Batusha

Trajneri kosovar, Faruk Statovci është shkarkuar nga Lepenci.

Barazimi 2-2 ndaj Besa Pejës, ishte fatale për Statovcin me klubin që mori vendimin disa orë pas ndeshjes.

Lajmin e bëri të ditur klubi kaçanikas, në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”.

“Pas mbledhjes së kryesisë dhe shqyrtimit të rezultateve të fundit, kemi vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Faruk Statovci dhe stafin e tij. Trajnerin Faruk Statovci dhe stafin e tij e falënderojmë për bashkëpunimin dhe angazhimin deri më tani, duke u uruar shëndet, suksese dhe gjithë të mirat në vazhdim të karrierës së tyre”, shkruhet në njoftimin e Lepencit.

Statovci, e lë skuadrën në vend të 15-të në Ligën e Parë me vetëm 9 pikë.

Faruk StatovciLepenci

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere